“I thumbuari Blero”
Gjatë një emisioni të përditshëm në youtube, dy vajzat simpatike Fatma dhe Aulona thumbojnë personazhe të botës së televizionit duke i komentuar me batuta humoristikë. Në një nga puntatat vajzat përmendin edhe këngëtarin Blero, ku pasi ai ka akuzuar në Twitter Elvana Gjatën që ka kopjuar një videoklip, Fatma me Aulonën kujtojnë për publikun këngën e famshme “Fotografia” të cilën Blero e ka huazuar nga Sinan Hoxha i cili e kishte kopjuar nga dy këngëtarë Grek.
Mjaftoi kaq që Blero të shprehej me fjali të rendomta si “Ato janë të gatshme që të bëjnë sende të tilla për klikime dhe para, janë të gatshme të bëjnë dhe gjëra të tjera. Unë u them atyre dëshpërim ose dështim në përpjekje për para. Ato lekë më mirë diku tjetër, është më mirë me shku me punu n’rrugë n’Itali ose Greqi apo diku në vend që të bësh emisione të tilla ku i akuzojnë njerëzit pa baza”.
Duket qartë që Blero ka një problem të madh me respektin ndaj femrës. Ai fyen dy vajza të cilat po bëjnë punën e tyre duke i këshilluar ato të punojnë rrugëve të Europës. Kujtojmë gjithashtu se gjashtë muaj më parë këngëtarit Blero ju desh të kalonte ditëlindjen e tij në gjykatë pasi akuzohej se kishte vënë në rrezik jetën e dy nxënëseve duke i goditur me veturë teksa po kalonin rrugën në Bulevardin e Dëshmorëve në Prishtinë.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i opinionit publik të cilët kanë filluar të shpërndajnë në Facebook foto satirike me Bleron për të mbështetur vajzat e Thumb.
Është turp dhe vulgaritet i dyfishtë të dëgjosh të tilla fjali nga një burrë i martuar, nga babai i një vajze e nga djali i një nëne.
Kliko këtu për videon e emisionit Thumb: http://www.youtube.com/watch?v=XgOK9RQOI34
Kliko këtu për përgjigjen e Bleros: http://www.youtube.com/watch?v=5t6iz3xPYwE
Erjon Tela