Jo gej ketu! Jemi ne Rusi
Teksa Duma diskutonte për një projektligj që do të penalizojë atë që politikanët rusë e quajnë “propaganda gej”, jashtë, protesta e aktivistëve në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBT u shpërnda nga ndërhyrja e dhunshme e policisë.
Aktivistët kishin dalë në shesh për të protestuar paqësisht por ata u sulmuan nga një turmë radikalësh dhe më pas u ndaluan edhe nga policia.
Ligji në fjalë që u propozua në fillim të vitit 2012 do të ndalojë këdo që mund të flaës qoftë dhe për dashurinë mes dy personave të të njëjtit seks. Kjo mbështetet nga maxhoranca.
Pas Rusisë disa vende të tjera nën ndikimin e saj po bëjnë të njëjtën gjë, duke krijuar kështu një hapësirë të madhe në botë ku komuniteti LGBT jo vetëm diskriminohet por mund të gjobiten apo të burgosen.