Joniad Kurti. Djali nga Tirana qe “ngacmon” hormonet e italianeve
NEXT GOGO BOYS – Ata janë djem me trup të palestruar, të aftë për të ndezur atmosferën e netëve nëpër diskoteka dhe të gatshëm për performanca që krijojnë një atmosferë shumë të nxehtë në çdo event ku marrin pjesë. Edhe pse nuk janë balerinë profesionistë, duke luajtur me sensualitetin e tyre ata arrijnë gjithmonë të argëtojnë dhe përfshijnë publikun. Të zgjedhur nga ideatori dhe menaxheri i grupit Stefano Rima dhe të përgatitur për të performuar nga Massimiliano Petrangeli, ata punojnë së bashku prej rreth një viti duke performuar në klube të ndryshme. Këta djem janë të njohur në Itali kryesisht për performancat e tyre në klubet për gej siç është diskoteka Muccassassina në Romë.