Spitalet si ne gjendje lufte (FOTO-REPORTAZH)
Ndodhemi gjë në spital?! Nga Albina Hoxha
Gjatë një dite në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” shikon ambiente të vjetra dhe të çrregullta. Bie në sy gjërat e hedhura sa andej këndej, telat e dritave të paizoluar, pacientë pa fund brenda dhe jashtë dyerve të spitalit. Pranë dermatologjisë në korridor pacientët qëndrojnë në radhë, ndërsa pak më tej gjenden divanë të prishura e të mbledhura grumbull me materiale të tjera, të cilat i ka mbuluar pluhuri ndërsa sanitarja mjaftohet tek sa pan aty përpara derës pak dhe largohet, duket sikur nuk e shikon pjesën tjetër.