Te dhena shqetesuese per homofobine ne Kosove
Nga Bardh Shkreli
Në një hulumtim mbi qëndrimet e shoqërisë kosovare ndaj homoseksualitetit, të kryer nga qendra “Gani Bobi”, në pyetjen “si do të ndjeheshit nëse do ta kuptonit që një koleg i punës është homoseksual?”, 74 për qind e të anketuarve janë shprehur si tejet homofob, ose homofob. Vetëm 13.3 janë shprehur si johomofob, ose tejet johomofob. Por, pas incidenteve që pasuan lansimin e revistës “Kosovo 2.0”, A. M. nga shoqata për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT “Libertas” tha se vetëm sa është shtuar numri i anëtarëve vullnetarë të kësaj shoqate.