Psikodrama: Nje menyre per t’i kthyer gjerat pas dhe per te reflektuar
Çfarë është psikodrama?
Psikodrama është një modalitet (përqasje) psikoterapie grupi, teoria, filozofia dhe metodologjia e së cilës janë themeluar nga Jacob Levi Moreno. Psikodrama është pjesë e shkollave humaniste të psikoterapisë, e cila e trajton qenien njerëzore si një e tërë, me besim të plotë në potencialet e veta. Ajo është një metodë aktive e bazuar tek aftësia për të luajtur, tek spontaniteti dhe kreativiteti si potenciale njerëzore universale. Me ndihmën e veprimit dramatik të drejtuar, psikodrama ekzaminon (heton, vlerëson, analizon) të gjitha problemet ose çështjet që ngre individi. Ky grup i parë i profesionistëve të rinj nën mbikëqyrjen e Institutit të Beogradit e ofrojnë këtë metodë psikoterapeutike për herë të parë në Shqipëri.
Albinë Hoxhaj