PS ngre per here te pare ne Kuvend ceshtje te diskriminimit te LGBT
Sot në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë u prezantua raporti për ccështjet e diskriminimit nga komisionerja Irma Baraku. Por ndonëse raporti është kundërshtuar nga deputetët e Partisë Socialiste, ai i është dërguar kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli
Deputetët socialistë kanë kërkuar që në mbledhjen e ardhshme për të diskutuar për çështjen e diskriminimit të jenë të ftuar dhe grupet e interesit si dhe komisioneri për diskriminimin.
Pikërisht kjo ka qenë kërkesa e deputetes Klodiana Spahiu lidhur me çështjen e diskriminimit, sipas saj nuk mund të flitet për këtë çështje pa qenë prezent grupet e interesit. Për herë të parë ndodhi edhe që një deputete të ngrinte në mbledhjen e komisionit parlamentar ccështjen e teksteve diskriminuese në lëndën e mjekësisë ligjore, tekst që ende e quan homoseksualizmin si perversion seksual.
Gjithashtu, deputetja socialiste e cila është anëtare e grupit të punës për hartimin e programit të PS, ka shpërndarë për deputetët një raport të përgatitur nga Aleanca LGBT dhe Pro LGBT për vështirësitë e komunitetit për të patur akses në shëndetësi, pa u diskriminuar.
Ndërsa dhuna ndaj gruas ka patur një bilanc tragjik gjatë vitit 2012, diccka që reflektohej edhe te raporti i Komisioneres për Mbrojtje nga Diskriminimi.
Mbledhja e komisionit ka zgjatur pak dhe nuk ka pasur shumë debate. Nga ana e tij Tritan Shehu ka nënvizuar disa arritje në këtë aspekt, por ai ka pranuar se ka akoma shumë për të bërë përsa i përket diskriminimit.
Diskriminimi pritet të diskutohet javën që vjen në praninë e grupeve të interesit dhe komisioneres për diskriminim. Dy oraganizatat e sipërpërmendura kanë kërkuar të jenë të pranishme gjithashtu.