Humb jeten nje foshnje per shkak te mungeses se ngrohjes
Një foshnjë vetëm një muajshme ka humbur jetën dy ditë më parë në Shkozë të Tiranës, si pasojë e mungesës së ngrohjes
Foshnja i përkiste një familje rome, e cila jetonte në barakë dhe nuk kishte mundësi që t’i ofronte kushtet më minimale fëmijës.
Vdekja si pasojë e ftohjes është konfirmuar edhe nga ana e mjekësisë ligjore, ndërkohë që nëna e foshnjës tha se kjo tragjedi ndodhi si pasojë e faktit që ata jetojnë në një barakë dhe jo në një shtëpi normale.
“Është tmerr, nuk kemi çfarë të bëjmë, më shikon si jetojmë. Nga të ftohtët vdiq, ngaqë rrija me qera derë me derë, shko aty fli shko këtu. Kështu është jeta. Nuk kemi rroba rrimë të lagur. Prandaj vdiq fëmija, e mbështolla por ai ngriu, ishte akull kallkan.”- u shpreh nëna e fëmijës për Neës 24.
Babai i fëmijës, Ferdinand Berati, ka kërkuar ndihmë nga ana e shtetit, në mënyrë që kjo tragjedi të mos përsëritet me familje të tjera rome.
/TemA/