Papa “MESJETAR” i Argjentines (krahasimin e ben presidentja e vendit te tij, Cristina Fernandez de Kirchner)
Papa Francesco i sapozgjedhur si kreu i 266 i Kishes Katolike ka qene nje nder kundershtaret me te flakte te martesave gej ne Argjentine por edhe kundershtar i perdorimit te kontraceptiveve.
I lindur ne Buenos Aires ne vitin 1936, Papa Francisko (Jorge Mario Bergoglio) nje katolik me origjine piemonteze eshte ngritur ne rangun e Kardinalit ne vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II.
Nje jezuit i perkushtuar ndaj njerezve me te varfer, ai ka kritikuar edhe Fondin Nderkombetar Monetar edhe politikat neoliberale.
Por ne boten e Amerikes Latine eshte i njohur sidomos per betejen e tij me Presidenten e Argjentines Cristina Fernandez de Kirchner kur kjo e fundit drejtonte fushaten per legalizimin e martesave gej dhe avancimin e te drejtave te LGBT. Bergoglio u shpreh atehere se martesat gej jane te paligjshme por fjalia me e rende ishte kur argumentoi se adoptimet e cifteve gej diskriminojne femijet. Kesaj akuze te fundit presidentja e Argjentines iu pergjigj me fjalet: “Ky eshte toni e nje njeriu mesjetar”.