E PERDITESUAR – Trondites rrefimi i vrasesit te 11 vjecarit
TemA- Akoma më tronditës është fakti se pedofili kishte precedentë penale dhe jetonte pranë banesës së viktimës. Policisë i ka ndodhur krimi nën hundë
Tmerri nuk sos në këtë vend. Një maniak seksual, me tendencat e një vrasësi seksual, ka rrëfyer se si i ka marrë jetën një vogëlushi 11- vjeçar, humbur tre muaj më parë.
Julian Çela, djali i një drejtuesi të lartë në SHISH, humbi tre muaj më parë në zonën e Laprakës në Tiranë, duke ngritur fillimisht spekulimet se mund të bëhej fjalë për një krim që ka lidhje me punën e babait si drejtor i antiterrorit.
Por sot është zbuluar se Julianin e ka vrarë një psikopat, që jetonte pranë shtëpisë së tij.
Ardian Përrenjasi, 45 vjeç, jetonte i vetmuar pas divorcit, shumë pranë banesës së Julian Çelës. Ai joshte vogëlushët për t’i marrë në banesë, ku i dhunonte seksualisht.
Po të mos ishte një rrëmbim që ai ka bërë ditën e djeshme, nuk do ishte zbuluar ky krim.
Përrenjasi ka rrëmbyer një fëmijë 10- vjeç në Laprakë, në atë zonë ku rrëmbeu Çelën.
Për fat policia e ka zbuluar vogëlushin, por bashkë me të ka zbardhur edhe krimin e një maniaku seksual.
“Ka dy- tre muaj që banon këtu. Ai nuk fliste me njëri. Erdhën punëtorët e ndërmarrjes e kërkuan për punë, hapën dritaren e banjos dhe ne aty dyshuam. Lajmëruam policinë se nuk u hap dera. E ahoqja nga Peshkopia kishte ik tek shtëpia vet. Ai ishte i afrueshëm me fëmijë, i conte me ble paketa, gjëra. Fëmijët i afronte të gjithë sikur thonin, i qeraste”, tha një dëshmitar për Përrenjasin.
Por më tronditës është fakti se Ardian Prrenjasi rezulton si person me precedentë penal, pasi është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me të mitur si në shtetin grek ashtu edhe në vendlindjen e tij Librazhd.
Në vitin 2008, ai është dënuar me një gjobë prej 600 mijë lekësh për pengmarrje fëmije.
Mendohet se trupi i vogëlushit është hedhur në Sharrë.
Autori i krimit të rëndë kishte tre fëmijë.