Fatmir Mediu mendon se homoseksualizmi eshte drogim (!) dhe kerkon kriminalizimin me ligj
Dy parti që do të garojne ne zgjedhjet e 23 qershorit, PR dhe PLL kerkojne kriminalizimin e marredhenieve mes personave LGBT
Dy organizata që kanë për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit LGBT, Aleanca LGBT dhe Pro LGBT synojmë të nisin permes nje program qe behet per here te pare ne Shqiperi një komunikim me partitë kryesore në këtë vit elektoral për të kuptuar se cilat janë qendrimet e tyre per çështje të rëndësishme për komunitetin LGBT siç janë: E drejta për të krijuar familje, e drejta për të patur akses të barabartë në Sistemin Shëndetësor sidmos për komunitetin transgjinor, e drejta për të mos u diskriminuar në ambjentet e punës , në sistemin arsimor dhe në çdo fushë tjetër, masat parandaluese për dhunën në familje ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT, etj.
Gjate punes per analizimin e statuteve dhe programeve te te pakten 14 partive u vu re se PR e Fatmir Mediut dhe PLL ne dy paragrafe te vecante kerkojne kriminalizimin e homoseksualizmit, pra kthimin ne kohen e mbreterise dhe ne kohen e diktatures komuniste.
Gjuha e tyre ka tone shqetesuese fashiste dhe sigurisht bazohet ne mendime jo logjike, aspak te mbeshtetura shkencerisht. Njera parti e konsideron homoseksualizmin nje forme drogimi. Shprehet PR se “te ndalohet me ligj homoseksualizmi si permbysje e senseve te natyres njerezore dhe i cdo propagande ne favor te perhapjes se drogimeve te ndryshme”.
Lexoni te plote ketu
http://prsh.al/index.php/programi-pr?showall&start=9