Gruaja ne spital: Burri dhe vjehrra me rrahen me leva, frike per femijet
“Më ka rrahur gjithë natën…. Më ka shkulur flokët dhe më ka goditur me grushte dhe hekura”.
Kështu është shprehur për “Gazetën Shqiptare”, 32-vjeçarja Etmonda Çupi, pas dhunës që bashkëshorti ka ushtruar mbi të. Ajo ka lënë Spitalin Ushtarak vetëm dy ditë më parë dhe është strehuar tek prindërit e saj, pasi ende nuk e ka marrë veten nga plagët që ka marrë. “E vdekur kthehem tek burri im! Shteti ta dënojë maksimalisht, sepse kam frikë për fëmijët e mi”, – pohon 32-vjeçarja.