Ky eshte nje burg i tmerrshem ne Shqiperi. Duhet mbyllur apo jo?
DEBATI I SE DIELES – Per shume prej jush, kopshti zoologjik mund te sjelle ne kujtese imazhe te bukura te femijerise. Vizitat ne kete kopesht jane njera nga gjerat qe une ende e kujtoj pasi me eshte ngulur kujtimi i ndjesise qe perjetonim te vegjel, kur takonim “kafshet e pyllit.” Isha sot pas shume kohesh ne kete kopesht, dhe deshmova dicka qe me tronditi vertete. Qe ne fillim ishte e pakendshme. Gruaja tek biletaria nuk donte te me jepte biletat. Mori 450 leke te reja per grupin tone dhe i rrasi ne nje cante te vogel, te zeze. Pasi i kerkova biletat, u bezdis ca si shume e me ne fund m’i preu.