Nuk ka para per grate e dhunuara ne Kosove. Gazeta Jeta ne Kosove risjell debatin qe ka percare politiken
Gazeta Jeta ne Kosove shkruan se njohja ligjore e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë si viktima të dhunës ka ngritur debat për atë se a duhet që statusi i tyre të rregullohet me ligj të veçantë apo me ligjin e njëjtë që rregullon të prekurit e tjerë të luftës. Deputetët, kryesisht ata të pozitës, kanë kundërshtuar ligjin për shkaqe të kostos e mungesës së të dhënave për numrin e tyre. Edhe deputetë nga opozita thonë se në “botën demokratike këto çështje nuk janë të zgjidhura me kompensim financiar” ose se diskutimi në fjalë ofron “diçka të nuancuar”.