Grevistet e urise kane patur te drejte. Nje raport i AP konstaton hilene e qeverise
Një nga kërkesat e ish-të përndjekurve që morën pjesë në grevën dramatike të urisë ishte çështja e dëmshpërblimeve. Nga një raport vjetor i Avokatit të Popullit, pjesë të të cilit janë botuar këto ditë në media, konstatohet se çështja e dëmshpërblimeve të ish-të përndjekurve politikë është bërë pre e një hileje nga ana e qeverisë me afatet. Qeveria ka ndërhyrë në legjislacion duke hequr afatin prej 8 vitesh, të mbylljes së këtij procesi.