Raporti per gjakmarrjen, 6 mije te vrare dhe 10 mije familje te ngujuara
TemA sjell sot nje raport te Avokatit te Popullit sipas te cilit më shumë se 6 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e gjakmarrjes që nga viti 1990, ndërsa 10 mijë familje janë ngujuar. Sipas të dhënave të këtij raporti, shumica e vrasjeve kanë ndodhur në Tiranë, për shkak se familjet migronin për t’i shpëtuar gjakësit. Shqetësues është fakti se pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj, mes moshës 21-37 vjeç, ndërsa gjakmarrjes nuk i kanë shpëtuar as fëmijët dhe femrat.
Vrasjet për gjakmarrje zënë 5.9 % të numrit të përgjithshëm të viktimave të evidentuara nga ana e Policisë së shtetit, por kjo shifër mund të jetë më e lartë për shkak dhe të cilësimeve të ndryshme të vrasjeve dhe në rastet e vrasjeve për gjakmarrje ose hakmarrje.