Ministri Ksera perze te moshuarin Zeqir Gjoni nga “Shtepia e te moshuarve”?
Kalvari i vuajtjeve të 76-vjeçarit nga Hasi, i cili u dëbua me forcë dhe me policë nga azili si të ishte një ‘kriminel’.
Albinë Hoxhaj
76-vjeçari Zeqir Gjoni me origjinë nga Kosturi Hasit ditën e premte është përzënë me polici nga “Shtëpia e të Moshuarve ” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjes kur komisariati numër 1 i Tiranës ka rrethuar këtë institucion dhe ka marrë Zeqir Gjonin dhe e ka dërguar në një qendër polivalente në Poliçan. Për më tepër “Historia ime” ka takuar të moshuarin, i cili ka rrëfyer ngjarjen.