Ne kasollen e Ferdinandit ku femijet vdesin nga i ftohti…
DEBATI I SE DIELES
Foto-Reportazh/ Në çadrat e komunitetit rom që banojnë në Shkozë, ku fatkeqësitë u janë ulur kembekryq. Drama e njerezve te braktisur nga fati, nga shoqeria dhe nga shteti
Nga Albina Hoxha
Marrim një rrugë të gjatë në këtë ditë me diell. Largohemi nga kafenetë dhe rrugët kryesore të Tiranës për të shkuar në një realitet tjetër. Prane ish Uzines Autotraktori takojmë disa familje dhe të shohim se në çfarë kushtesh jetojnë ata. Ndalojmë në familjen e parë.