Ndahen cmimet “Pulitzer” ne gazetari dhe art
Posted On 16/04/2013
0
Gazeta “New York Times” ka fituar katër çmimet “Pulitzer” për gazetari, duke përfshirë një shkrim që ekspozoi korrupsionin në nivelet e larta të qeverisë së Kinës. Gazeta gjithashtu fitoi çmime për raportimin në praktikat e biznesit të kompanive Apple dhe Wal-Mart dhe mbulimin e pasojave të një orteku në shtetin e Uashingtonit. Gazeta “Denver Post” fitoi në kategorinë e lajmeve për raportimin mbi të shtënat në masë në një kinema vitin e kaluar në Aurora të shtetit Kolorado.