SHBA kritika te forta Shqiperise per mos zbatimin e ligjit kunder diskriminimit (RAPORTI I PLOTE I SAPO PUBLIKUAR)
Per herë të parë që nga miratimi i ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, Departamenti i Shtetit përmes raportit vjetor të situatës së të drejtave të njeriut ne Shqiperi hedh kritika në lidhje me zbatimin e ligjit në fjalë. Në lidhje me situatën e LGBT thuhet se pavarësisht se ka një ligj për mbrojtjen nga diskriminimi homofobia vazhdon dhe përmenden raste flagrante të vitit 2012, si ai i deklaratave të Ekrem Spahiut, më tej fjalët e Murat Bashës në emisionin Opinion dhe incidenti në marshimin me biçikleta që organizuan Aleanca LGBT dhe Pro LGBT.