Panorama e Dita, me te lexuarat print, Tema Online, me e klikuara (te gjitha bashke as sa nje gazete e 5 vite me pare)
Ka një terr të plotë mbi nivelin e shitjes së shtypit të përditshëm në Tiranë. Gazetat i ruajnë me fanatizëm këto shifra (po ti pyesësh drejtpërdrejt japin shifra të ekzagjeruara) por edhe angazhimi i organizatave të ndryshme me fokus median, ka qenë minimal nëse vjen në pyetje niveli i shitjeve. Mund të merren vesh tirazhet në shtypshkronjat e printit shqiptar, por sa përqind e këtij tirazhi shitet?