Totozani kerkon ndihme nga prokuroria per banoret e nxjerre ne rruge
Konflikti social i shkaktuar nga zbatimi i aktit normativ të qeverisë për lirimin e banesave të ish-pronarëve po merr përmasa shqetësuese. Kjo pasi qiramarrësit krahas faktit që mbeten në mes të katër rrugëve dhe pa asnjë përkrahje vihen përballë tensionit psikologjik të shkaktuar edhe nga dhuna e ushtruar ndaj largimit të tyre me forcë nga ambientet në të cilat kanë jetuar për vite me radhë.