Studimi i ISHP-se: 50% e femijeve kane mungese jodi, pasi kripa nuk permaban sasine e rekomanduar
Rreth 50 për qind e fëmijëve në vendin tonë kanë mungesë të sasisë së nevojshme të jodit. Ndërkohë që, 38 për qind e kripës që shitet në treg nuk ka sasinë e rekomanduar të jodit edhe pse pasurimi i saj me këtë substancë është detyrim ligjor.
Të dhënat i përkasin studimit të realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik gjatë periudhës shtator-dhjetor 2012. Në studim u përfshinë 1027 fëmijë të moshave 6-13 vjeç, ndërsa përzgjedhja e tyre u bë në shkollat e gjithë vendit. Atyre iu ekzaminua urina, ndërkohë që për të plotësuar studimin u morën mostra për përqendrimin e jodit në kripë. Qëllimi i tij ishte vlerësimi i sasisë së jodit, duke qenë se ai është një prej problemeve më të mëdha shëndetësore.