Nis gjyqi ndaj pjesetares se nje grupi neo-nazist qe akuzohet se ka vrare 11 vete, ka vene dy bomba dhe ka grabitur banka
Një anëtare e një celule neo- naziste doli sot përpara gjykatës në Gjermani, duke startuar kështu një nga gjyqet më të rëndësishme në këtë vend që pas Luftës së Dytë Botërore.
Beate Zschaepe, 38 vjeç, akuzohet për vrasjen e dhjetë biznesmenëve emigrantë dhe të një policeje në Gjermani.
Celula Nacional Socialiste Nëntokësore ka operuar për një dekadë dhe është zbuluar rastësisht, duke tronditur opinionin publik.
Zschaepe është akuzuar edhe për të paktën dy vënie bombash dhe 15 grabitje bankash, të kryera në bashkëpunim me Uwe Mundlos, 38 vjeç, dhe Uwe Boenhardt, 34 vjeç.
Të dy burrat kanë vdekur në vitin 2011, mendohet nga një vetëvrasje.
Treshja terroriste mendohej se kishte edhe një lidhje dashurie mes tyre.
Mendohet se gjyqi do të zgjasë së paku dy vjet.
Zschaepe ishte në qendër të komenteve të psikologëve dhe gazetarëve. Ajo u shfaq arrogante, por edhe disi e pasigurt. Ndërkohë në sallën e gjyqit ajo u ktheu shpinën familjarëve të viktimave.