Konferenca islamike: Bashkarisht kunder ekstremizmit
Konferenca islamike gjermane kritikoi islamofobinë dhe lançoi një iniciative për të luftuar ekstremizmin në mesin e muslimanëve. Shoqatat kritikojnë fokusimin në çështjet e sigurisë
Policja kontrollon me përpikmëri çantën, duke hapur çdo zinxhir dhe urdhëron pastaj edhe që të ndez laptopin. Kolegu i saj përkulet përpara dhe i pëshpërit në konfidencë. “Se mos është ndonjë kurth, ti e di.” Plenumi i Konferencës Islamike Gjermane (DIK) u mblodh të martën (07.05.2013) në Berlin me masa të rrepta sigurie. Kudo policë. Para dyerve për në dhomën e shtypit, në hyrje të sallës së konferencës, madje edhe pranë tavolinave, ku janë rreshtuar me kujdes filxhanët e kafesë dhe shishet me lëng protokalli.