Ecovolis ne Javen Boterore per Sigurine Rrugore
Duket se problematikat e shumta të rrugëve të Tiranës krijojnë terrenin ideal për të frymëzuar nisma qytetare, të cilat nxisin kujdesin dhe respektin ndaj gjithë përdoruesve të rrugëve, rrugicave dhe hapësirave të përbashkëta. Plot imagjinatë por dhe vendosmëri, të rinjtë e Ecovolis kanë thurur një plan mëse aktiv gjatë kësaj Jave Botërore për Sigurinë Rrugore, e cila nisi sot me vërshimin mbi biҫikleta të mbi 100 të rinjve, nxënës të Gjimnazit “Qemal Stafa”, në qendër të Tiranës.