Kosova rregullon transplantimin e veshkave
Ministria e Shëndetësisë pret që deri në fund të vitit të hyjë në fuqi ligji që lejon transplantimin e veshkave. Autoritetet shëndetësore thonë se ka mbi 680 persona me dializë, shumica prej të cilëve kandidatë potencialë për transplantime veshkash. Projektligji i detajuar është miratuar në parim duke kaluar leximin e parë në Parlament, por EULEX-i ka sugjeruar që klinikat private të mos kenë të drejtë transplantimi. Projektligji ndalon shitblerjen e organeve dhe vepra e tillë ka hyrë për herë të parë edhe në kodin e ri penal.
Nga Visar Duriqi per Jeta ne Kosove