SHBA, arrestohet shqiptari qe dhunoi ciftin gej
Një shqiptar bashkë me një shtetas amerikan kanë rënë në prangat e policisë amerikanë pasi dyshohet se kanë dhunuar një çift gej. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një stacion metroje në afërsi të Manhatanit në Nju Jork. Dy të rinjtë, të identifikuar si Asllan Berisha 21 vjeç me origjinë shqiptare dhe Brian Ramirez 21 vjeç amerikan, kanë ushtruar dhunë ndaj çiftit gej teksa largoheshin nga një klub ku nuk i kishin lejuar të hynin.