Ne nje lidhje me vajzen 13 vjecare, arrestohet 33 vjecari ne Korce
KORÇË/ Denoncohet nga familja e vajzës së mitur, arrestohet 33-vjeçari Emiljan Dine. Vëllai i kryeplakut të fshatit Dërsnik, mbajti një natë vajzën e mitur.
Arrestohet vëllai i kryeplakut të fshatit Dërsnik, pasi kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur. Gjatë kontrollit në banesë, policia i gjen armë dhe drogë. Burime të Policisë së Korçës thanë se 33-vjeçari Emiljan Dine është prangosur pas denoncimit të kryer nga ana e prindërve të një 13-vjeçareje nga fshati Libonik.