INSTAT: 54000 femije punojne, ne kushte te veshtira pune dhe bejne pune te rrezikshme per moshen e tyre
Sipas studimit kombëtar “Fëmijët që punojnë në Republikën e Shqipërisë” të realizuara nga Instituti i Statistikave dhe Organizata Botërore e Punës (ILO) në vendin tonë punojnë 54000 fëmijë. 35500 fëmijë bëjnë punë të rrezikshme.
Në këtë studim u përfshinë 7319 familje që përmbanin 27865 pjesetarë. Fëmijë të moshës 5-17vjeç ishin 6003. Në fakt ky studim është realizuar në vitin 2010 por të dhënat e tij u bënë publike ditën e djeshme.