Kanibalizem ne Siri
Ka shkaktuar indinjatë mbarëbotërore e është dënuar ashpër nga “Human Rights Watch” një video e hedhur në internet, e cila tregon në dukje një rebel sirian duke i shkulur zemrën nga kraharori një ushtari të vrarë e duke e kafshuar.
Organizata, me qender ne Shtetet e Bashkuara e ka identifikuar kryengritesin si Abu Sakkar, nje rebel i njohur nga qyteti i Homsit. Veprimet e tij, sipas Human Rights Watch, përbëjnë krim lufte. Koalicioni kryesor i opozites ne vend deklaroi se Abu do te gjykohet per kete çeshtje.