Djali autik me aftesi te jashtezakonshme. Nena e gjeti “receten” per t’u kujdesur per te birin…
Kur ishte 5 vjeç Jacob Barnett ishtë një fëmijë autik i cili nuk mund të bënte asgjë dhe askush nuk do e besonte se ai ka koeficientin e inteligjencës më të lartë se Ajnshtajni. Ekspertët thonë se djali është në rrugën drejt çmimit Nobel.
Por si i ka dalë mbanë ai, kush është kujdesur për të dhe si? Cila është “receta” e duhur? Sipas nënës së tij, Kristinë Barnett, çelësi i suksesit është vendimi i saj për ta lënë djalin të jetë vetvetja dhe ta ndihmojë atë të studiojë botën me sytë e tij sipas dëshirave të tij. Ajo tregon se nuk është fokusuar te te lista e gjërave që ai nuk mund të bënte.