Elhaida Dani kalon ne gjysmefinalen e “The Voice of Italy”
Elhaida Dani ka kaluar me sukses mbrëmjen e 12-të “The Voice of Italy 2013”, pasi interpretoi në mënyrë të shkëlqyer këngën “Adagio”. Dani fitoi zemrat e publikut italian dhe në zarfin e të preferuarit të publikut shkruhej emri i saj. Ajo ishte shumë e emocionuar dhe e mbylli interpretimin e saj me lot në sy.
Këngëtarja shqiptare interpretoi në mënyrë të jashtëzakonshme këngën “Adagio”, interpretim që u mirëprit me ovacion nga publiku në sallë si dhe u përshëndet nga trajnerët.