Keta “sherbetore te Perendise” rrahin njerez paqesore ne rruget e Tbilisit
Mbi 80 vende të botës organizuan dje evente të shumta në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë, por klima më e egër ndaj komunitetit LGBT u duk në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.
Në këtë foto mund të shikoni priftërinj të Kishës Ortodokse të Gjeorgjisë që frymëzojnë dhunën ndaj aktivistëve LGBT. 17 vetë u plagosën, mes tyre dhe policë. Mijëra njerëz të organizuar nga Kisha dhe nga qarqe që e konsiderojnë të drejtën e tubimit si propagandë gej, ndaluan aktivistët LGBT të zhvillonin aktivitetin e planifikuar.