Nena e tre jetimeve: Kam femijet pa buke, jeta ime ne bodrum mes lageshtires
Shtëpia e saj ndodhet sapo kalon shinat e trenit për të hyrë në Kamëz. Ndoshta “shtëpi” nuk është fjala e duhur, sepse në të vërtetë është bodrum në kuptimin e plotë të fjalës, por ajo jeton atje me tre fëmijët e saj jetimë. Era e lagështirës të mbyt sapo zbret shkallët e para, ndërsa muret janë të mbuluara komplet prej saj. Gjithçka është e futur në dhomën e vogël, duke filluar që nga krevatet, televizori, frigoriferi dhe çdo gjë tjetër mund t’i duhet një familjeje.