Nje vit nga tragjedia e Himares, nena e viktimes: Ktheva leket e demshperblimit
Një vit pas tragjedisë së rëndë ku humbën jetën 13 persona, 11 prej të cilëve studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, duket se në Himarë asgjë nuk ka ndryshuar. E njëjta rrugë, e njëjta qetësi e frikshme, veçse tashmë aty në greminën e thepisur ka një dëshmi të gjallë të asaj çka ndodhi.
Shtrirë si një njeri në lëngatë, duket autobusi që i çoi 11 vajza në udhëtimin e fundit. E ndërsa sot, ai autobus do ngjallet për një ditë. Buqeta me lule e lot do derdhen sërish mbi të. Lotët e atyre që mbetën pas, e të afërmve të 13 viktimave.