Zgjedhjet, femijet perdoren ne fushaten elektorale
Ethet e zgjedhjeve kanë përfshirë Shqipërinë prej kohësh. Akoma pa filluar zyrtarisht fushata elektorale kanë filluar takimet në qytete të ndryshme.
Fushatës nuk i kanë shpëtuar as fëmijët madje ata shikohen në rreshtin e parë në mitingjet e partive politike. Për këtë është shkruar edhe një shkrim në “balcanicaucaso.org*”, i cili është prodhim i mbështetur nga Bashkimi Evropian, dhe thuhet se në Shqipëri, shpesh në vijën e parë të frontit janë fëmijët.
Fëmijët qëndrojnë në rrugë, në diell, në klasat e tyre detyrohen të zhvishen nga uniforma dhe të brohorasin apo dëgjojnë me kujdes një politikan. Në shkrim theksohet se këto skena të sjellin në vëmendje kujtime të diktatorëve të Ballkanit dhe Lindjes, ku fëmijët e buzëqeshur ishin gjithmonë në dispozicion të tyre.