Tirane, fillon Festivali i pare i Filmit Mjedisor
Sot fillon Festivali i parë i Filmit Mjedisor i cili zhvillohet në Tiranë. Një iniciativë e Ministrisë së Ambjentit në Shqipëri dhe e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ceremonia e hapjes po zhvillohet në mjediset e Kinema Millenium, këtu në kryeqytet, në rrugën Toptani, në pedonalen e restauruar nga fondet e EU.
Në ceremoni do të marrin pjesë shefi i Delegacionit të BE-së, Ambasador Ettore Sequi, ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së, përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe autoritete shqiptare.