Kjo ishte nje fitore!
Unë u rrita si një fëmijë i viteve 80 – 90 në SHBA. Linda pas Stonewall-it, por përpara barazisë së martesës. Unë jam pjesë e brezit të ndërmjetëm. Ai brez që nuk e ka jetuar dhunën akute, por sidoqoftë nuk kishte Aleancat Gay – Hetero në shkollë apo personazhe modelë LGBT për t’u ndjekur në TV.
Unë kam jetuar shumicën e jetës sime si e rritur në vendet në zhvillim, politikat e të cilëve për komunitetin LGBT janë rreth 50 vite pas SHBA-ve, aktivistët LGBT të të cilëve janë të rinj, revolucionarë, idealistë, jashtëzakonisht trima, dhe që janë të paktë në numër. Unë kam parë ose kam marrë pjesë në paradat e hershme për të drejtat e homoseksualëve në vende ku më pas marshuesit mund të futen të tërë në një bar të vogël. Unë kam parë gjithashtu se sa shpejt gjërat mund dhe po ndryshojnë.