18-vjecari perdorues droge: …Me kishin thene se ishte qejf, thashe me vete, “hajt se po e provoj njehere”
Në një kohë kur të dhënat e përdoruesve të drogës po rriten, mosha në të cilën fillojnë të rinjtë të përdorin drogën po ulet. Në këtë përfundim ka arritur edhe Institutit të Shëndetit Publik, por edhe qendra “Aksion Plus” e cila trajton përdoruesit e dreogës më terapi. Numri i përdoruesve është rritur ndjeshëqm edhe në rrethe. Janë rreth 40 mijë përdorues droge në Shqipëri, ndërsa 7.4% e nxënësve të shkollave të mesme kanë përdorur drogë të paktën një herë. Një 18-vjeçarë ka rrëfyer në gazetën “Shekulli” historinë e tij se si e filloi drogën. Ai studion në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”.