Studentet e gjeografise duhet ti paguajne vete shpenzimet e ekspeditave! Neser proteste
Nesër në datë 28.05.2013, ora 10:00 në ambientet e jashtme të Fakultetit Histori-Filologjisë prane rruges se Elbasanit, një grup prej 100 studentësh të Gjeografisë viti 3, njoftojne se do të organizojnë një protestë për të kundërshtuar vendimin e dekanit të Fakultetit z.Shezai Rrokaj dhe indiferencën Rektorit të UT z. Dhore Kule e Ministrit të Arsimit z. Myqerem Tafaj, në lidhje me heqjen e kuotave për udhëtim dhe akomodim të studentëve që marrin pjesë në ekspeditat mësimore, pjesë e kurikulës së Fakultetit.