Kujdes! Treni ecen ne afolio!
Në lagjen nr. 2 të qytetit të Rrogozhinës, aty ku kalojnë shinat e trenit, mungon sinjalistika hekurudhore dhe trau që pengon kalimin e makinave ndërkohë që afrohet treni. Makinat kalojnë lirshëm mbi hekurudhë dhe askush nuk i ndalon, pasi nuk ka më një punonjës që të kujdeset për këtë punë. Nga eksperienca personale kam parë se treni që vjen nga Elbasani, ecën në këtë pjesë i fikur dhe pa u ndjerë fare, duke dhënë sinjal vetëm kur është shumë afër stacionit. Është shumë e rrezikshme e gjithë kjo situatë që përsëritet çdo ditë, të mendosh që aty kalojnë jo vetëm makina, por edhe këmbësor, mes tyre edhe fëmijët e zonës.