27-vjecarja denoncon mjekun kirurg, dyshohet se neglizhoi semundjen e saj
(Fotoja është ilustruese, shikohet një femër e cila po bën vetëkontrollin e gjirit për të kuptuar nëse ka ndonjë gjendër që mund të jetë e rrezikshme)
Akuzat ndaj bluzave të bardha nuk kanë fund. Një vajze 27-vjeçare ka akuzuar një mjek kirurg se ka neglizhuar sëmundjen e saj dhe për këtë shkak kanceri ka avancuar dhe 27-vjeçares për pak i ka kushtuar jetën, shkruan sot “Gazeta Shqiptare”.
D.B., mjek në një spital privat në Tiranë, e ka operuar pacienten N.K. në gjirin e djathtë pesë vite më parë, por më pas, nuk ka vlerësuar siç duhet rezultatet e ekos, çka ka sjellë dhe avancimin e sëmundjes së rëndë.