Vjosana e vogel ka nevoje per ndihme te beje operacionet qe i shpetojne jeten, ndihmojeni dhe ju
Vjosana Vladi është një vajzë e vogël e cila ka lindur me problem shëndetësore. Me kalimin e viteve sëmundja e 4-vjeçares është përkeqësuar. Ajo vuan nga një deformim i shtyllës kurrizore e cila më pas i ka dëmtuar edhe gjymtyrët e poshtme. Gjendja e saj është tejet e rëndë dhe nësë nuk operohet mund të humbasë edhe jetën. Historia evajzës u publikua në BalkanWeb.