Tatuazhisti: Gjilperat m’i blejne e i perdorin serish. Thone: Ta haje kush ta haje!
“Gazeta Shqiptare” ngre sot një shqetësimi i cili lidhet drejtpërndrejt me shëndetin e njeriut. Tatuazhet, shumë të dëshiruara në këtë stinë nga të gjithë e në mënyrë të veçantë nga adoleshentët, mund të shkaktojnë infeksione. Kjo ndodh për shkak të përdorimit të gjilpërës më shumë se një herë në persona të ndryshëm, kjo bën që sëmundjet të transmetohen nga një person tek një tjetër.