Shqiptaret jo martesave, por OK per deputete gej
“Platforma qytetare–Votëmatësi” është një projekt i realizuar nga “Lëvizja Mjaft”, me mbështetjen e “National Endowment for Democracy (NED)”.
Në kuadër të kësaj nisme u realizua online një pyetësor. Kishte dy pyetje në lidhje me LGBT.
Pyetja e parë (në formë pohuese) ishte: Martesat LGBT dhe manifestimet e tyre publike duhet të jenë të ndaluara.
Për këtë përgjigje, 47.8 përqind u përgjigjën: “Pajtohem plotësisht”. 22.3 përqind u përgjigjën: “Nuk jam dakort”. 15.1 përqind: “Pajtohem pjesërisht”. 13.2 përqind: “Pjesërisht nuk pajtohem”, dhe 1.5 përqind: “Nuk e di/pa përgjigje”.
Pyetja e dytë ishte: “Një person me kualifikimet e nevojshme dhe me orientim homoseksual mund të zgjidhet deputet në Kuvendin e Shqipërisë”.
Përgjigjet ishin: 39.1 përqind: “Pajtohem plotësisht”, 37.8 përqind: “Nuk jam dakort”, 15 përqind: “Pajtohem pjesërisht”, 6.2 përqind: “Pjesërisht nuk pajtohem”, dhe 1.9 përqind nuk u përgjigjën.
Mosha mesatare e të intervistuarve është 34.7 vjeç. Pjesa më e madhe e respondentëve është në grupmoshën 25-34 vjeç (31%). Respondentët me të paktë janë ata të grupmoshës mbi 60 vjeç (5%). Në total me shume meshkuj kanë zgjedhur ti përgjigjen anketës online. Ndarja midis gjinive është 52% meshkuj dhe 48% femra.
786 qytetarë mbi 18 vjeç, zgjodhën të plotësonin anketën në internet perms përdorimit të platformës elektronike të anketimit të instaluar në faqen www.votëmatësi.info. Si njësi kampionimi u përdorën IP unike të secilit prej përdoruesve.