Raporti i “Freedom House”, Shqiperia ka njohur rritje te korrupsionit dhe renie te demokracise
Organizata e njohur “Freedom House” ka publikuar raportin e saj të përvitshëm “Vende në tranzicion”, në të cilin përfshihet edhe vendi ynë. Raporti vlerëson se Shqipëria nuk ka përmirësim në luftën kundër korrupsionit. “Mungon vullneti politik dhe përforcimi i institucioneve”, theksohet në raport.
Shqipëria ka njohur rritje të korrupsionit dhe rënie të demokracisë. Qeverisja vendore është përkeqësuar.