SIDA, zbulohen 4 raste te reja ne Sarande, numri i te infektuarve ne gjithe vendin KETE VIT 49, 2 prej te cileve femije
Zbulohen raste të reja me virusin HIV. Në Sarandë në 5 muajt e fundit janë zbuluar katër raste të reja të infektuar me AIDS. Vetëm në këtë qytet janë shtatë të prekur me këtë sëmundje. Ajo çka bie në sy është se rastet janë zbuluar në mënyrë të rastësisshme. Mbartësit nuk e dinin që mbartnin këtë sëmundje dhe janë ofruar të dhurojnë gjak. Të infektuarit ose kanë qenë vetë jashtë Shqipërisë ose kanë pasur një familjar të tyre emigrant.
Numri i të prekurve me HIV në gjithë Shqipërinë shkon në 49 raste, 2 prej të cilëve janë fëmijë kete vit. Mosha e të infektuarve është 25-40 vjeç.