Tropoje, prishet rruga Qafe Luzhe-Kam 2 vite pas inaugurimit!
Tropoja është vendosur shumë herë në qëndër të vëmëndjes mediatike, kjo për shkak se është vendlindja e kryeministrit të vendit. Por sa u takon problematikave të kësaj zone, shqetësimeve dhe nevojave të banorëve rrallë herë i gjen ato të pasqyruara në media.
Gazeta “Tema” sjell një problematikë shumë të rëndësishme për këtë zonë që ka të bëjë me rrugët, tashmë të prishura. Segmenti rrugor që lidh Tropojën me Kukësin është dëmtuar dhe është bërë e pakalueshme për mjetet e vogla.