Per ke do te votojne LGBT? Te enjten prezantohet raporti MENDO POLITIKISHT
Diten e enjte, ne oren 11.00, ne Red room te Hotel Tirana International, Levizja LGBT do te prezantoje gjetjet kryesore ne lidhje me monitorimin e partive politike, sa dhe si i adresojne ato ceshtjet LGBT, perfshire qendrimin e tyre per martesat mes se njejtes gjini.
Ne kete konference do te prezantohet nje raport i plote i punes qe organizatat LGBT kane zhvilluar me partite politike qe nga muaji mars i ketij viti, ne kuader te nismes “Mendo Politikisht” poir edhe nje raport ne lidhje me menyren si media ka mbuluar keto ceshtje.
Gjithashtu do te prezantohet nje spot dhe puna qe eshte bere me komunitetin LGBT per ta inkurajuar te votoje ne 23 qershor.
Kjo nisme mbeshtetet nga Programi i Granteve te Vogla i Komisionit per Demokraci prane Ambasades se Shteteve te Bashkuara ne Tirane.
Bashkengjitur me kete email mund te gjeni nje tabele me pershkrimin e ceshtjeve LGBT dhe adresimin qe i bejne atyre ceshtjeve 13 parti politike, perfshire PD dhe PS por edhe partite e reja FRD dhe AKZ.
Konferencë për shtyp
Salla Red Room, Hotel Tirana International, E enjte, 20 qershor
Ora 11.00
11.00 – 11.05 – Hyrje, z. Kristi Pinderi, shfaqja e spotit “Mendo Politikisht”
11.05 – 11.15 – Prezantim i gjetjeve të projektit “Mendo Politikisht” – Znj. Xheni Karaj (Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT), Z. Kristi Pinderi (Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT – ProLGBT)
11.15 – 11.25 – Rëndësia e përfshirjes në procesin zgjedhor të shoqërisë civile, – znj. Vjollca Mecaj (Komiteti Shqiptar i Helsinkit)
11.25 – 11.35 – Lëvizja LGBT në Shqipëri, si shembull i aktivizmit politik në rajon, – znj. Vasilika Lacci (Civil Rights Defenders)
11.35 – 11.45 – Pyetje dhe Përgjigje